E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Trumpi e uron presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

 

Siç kumtoi kabineti i presidentes Osmani, në mesazhin e tij, Tramp ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij.

Presidenti Tramp ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

Në fund të urimit, presidenti amerikan ka theksuar se Dita e poavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.

May be an image of ticket stub and text that says "Embassy of the United States Pristina, Kosovo America 0j93 206 02 25 February 11, 2025 Dear Madam President: plan have the honor transmit to you the enclosed letter from the President of the United States of America, Donald Trump, on the occasion of the anniversary of Kosovo's declaration independence. The White House does not release the text the message but has no objection you wish No signed original will follow. do SO. Please accept the assurances of my highest esteem. Sincerely, Anu Prattipati Chargé affairesa Enclosure: Letter from President Donald Trump. Her Excellency Vjosa Osmani Sadriu President Republic of"May be an image of textMay be an image of text that says "Leter Urimi PAVARESINE E KOSOVES Dear Madam President, behalf peoplec United States, please ccept warmest you and the Kosavan apleas celebrate Independence journey สร sovereign nation been marked esilience and supports where people and can through bullding eand thrive together. ties forwardt stable bringgr business ndw investment opportunities work romotes economic growth through prosperity looking orward building more praductive relationship coming work Kosovo and regian, community. Russian ggression greatly further ntegrate support Ukraine appreciated. nniversary fKosovo's sindependence atime look toward deeper the Kosova past achievements between day Sincerely, DonaldTrump Donald Trump"

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm