Mesfushori afrikan, Jaja Ture nuk do të mbetet më në tribuna dhe do të jetë i gatshëm për klubin e tij. Pasi nuk ishte grumbulluar në asnjë ndeshje zyrtare nga Pep Guardiola, Ture ka vendosur të kërkojë falje për fjalët që kishte thënë muaj më parë. Ture ka kërkuar falje publike në faqen e tij zyrtare ndaj klubit dhe stafit të trajnerëve. Tani ai pritet të grumbullohet nga Pep Guardiola për ndeshjet e radhës të Mançester Sitit. “Dëshiroj të kërkoj falje në emër timin dhe të gjithë atyre që më përfaqësojnë mua. Falja është për ekipin e menagjmentit dhe të gjithë ata që punojnë në klub për keqkuptimet nga e kaluara. Nuk kam asgjë kundër por vetëm respekt për Mançester Sitin dhe uroj më të mirën për klubin e futbollit. Jam jashtëzakonisht krenar që kam luajtur një rol në historinë e klubit dhe dua ta ndihmojë edhe më shumë këtë qytet për suksese të reja. Unë jetoj për të luajtur futboll dhe për t’i argëtuar tifozët. Në lidhje me këtë, unë do të doja t’i falënderoja të gjithë tifozët për mesazhet e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë. Kjo është një marrëveshje e madhe për mua dhe familjen time”, ka shkruar Jaja Ture në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ture nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare këtë edicion me Mançester Sitin nën urdhrat e Pep Guardiolës.
Ture dorëzohet, i kërkon falje klubit dhe Guardiolës
Përzgjedhja e redaktorit
TREGUES I VARFËRISË: Shpenzime rekord për ushqime, më të shtrenjtët në rajon dhe Evropë (TABELA)
Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. Për shembull, për argëtim…
Serbët në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe
Ish-politikani serb, Nenad Çanak, ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse…
THORACENTEZA: Nxjerrja e lëngut nga mushkëria: Çfarë duhet të dini?
Thoracenteza është një procedurë minimalisht invazive që përfshin futjen e një gjilpëre në hapësirën pleurale rreth mushkërive. Qëllimi është të…