E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
6.8 C
Skopje

“Turizmi i errët”, qytetet fantazmë të krijuara nga fatkeqësitë natyrore (FOTO)

Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, shumë qytete të ndërtuara për të strehuar punonjësit e minierave u braktisën dhe u shndërruan në qytete fantazmë. Me kalimin e kohës, disa prej tyre nisën të shiheshin si atraksione turistike. Mirëpo së fundmi, një epokë e re e qyteteve fantazmë po shfaqet, dhe është akoma e më e frikshme…

Ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë mjedisore si përmbytjet shkatërruese, thatësirat, stuhitë, zjarret dhe temperaturat ekstreme po i detyrojnë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë kështu qytete dhe fshatra të tëra bosh. Braktisja e një vendbanimi është zakonisht skenari i fundit që mendohet nga njerëzit e prekur prej këtyre fatkeqësive. Sigurisht, për të zhvendosurit, kostot e migrimit, qoftë ekonomikisht dhe psikologjikisht, janë të konsiderueshme.

Më shumë se 20 milionë njerëz janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit çdo vit, sipas Kombeve të Bashkuara. Pikërisht këto vende që braktisen po zhvillojnë të ashtuquajturin “turizëm i errët”.”Ekziston një magjepsje e çuditshme që i tërheq njerëzit të shohin shkatërrimin, rrënojat e së kaluarës që shpesh tregojnë histori fatkeqësish”, shpjegon Dr. Philip Stone, drejtues i Institutit për Kërkimin e Turizmit të Errët. Po rendisim më poshtë pesë qytete fantazmë që janë krijuar nga ndryshimet klimatike.

VUNIDOGOLOA, FIXHI

Ishulli i Paqësorit, Fixhi, është veçanërisht i prekshëm nga rritjet e nivelit të detit dhe intensifikimit të cikloneve. Dhjetëra komunitete do të zhvendosen në toka më të largëta, pasi vendbanimet e tyre janë në rrezik zhdukjeje. Fshati i vogël bregdetar i Vunidogoloa ishte i pari që u zhvendos në vitin 2014. Sot, mbetjet e fshatit origjinal të rrënuar, janë mbuluar nga bimësia dhe natyra ka okupuar gjithçka nga vendi ku dikur jetonin rreth 150 njerëz.

ISLE DE JEAN CHARLES, LUIZIANA

Komunitetet përgjatë bregdetit të Luizianës janë shkatërruar nga rritja e nivelit të detit, erozioni bregdetar, stuhitë dhe uraganet. Isle de Jean Charles, dikur shtrihej në 22.000 hektarë, por sot kanë mbetur vetëm 320 hektarë nga ishulli që po fundoset. Komuniteti lokal, u zhvendos në një vendbanim të sapokrijuar të quajtur “Ishulli i Ri”.

COTUL MORII, MOLDAVI

Një ndër vendet më të cenuara nga ndryshimet klimatike në Evropë, është Moldavia, e cila përballet me rreziqe të vazhdueshme si valët e të nxehtit, stuhitë, thatësirat dhe veçanërisht përmbytjet. Këto faktorë e kanë çuar vendin në shkatërrim dhe shpenzime të shumta. Një vendbanim i tillë ishte Cotul Morii, një fshat në brigjet e lumit Prut që u zhyt nga përmbytjet katastrofike në vitin 2010. Në vend që të rindërtohej, qeveria urdhëroi që një fshat i ri Cotul Morii të rindërtohej diku më larg.

RESORTI I SKIVE CHACALTAYA, BOLIVI

Dikur vendpushimi më i lartë i skive në botë, Chacaltaya, në malin Chacaltaya u hap në vitet 1930 në 17.388 metra lartësi. Për dekada, resorti në majë të malit, në veri të La Pazit, mirëpriti skiatorë nga e gjithë bota, por u mbyll në 2009. Atë vit, akullnaja 18.000-vjeçare e malit Chacaltaya u shkri plotësisht për shkak të ndryshimeve klimatike.

VALMEYER, ILLINOIS

Përmbytja e Madhe e Mississippi-t në vitin 1993 përmbyti qytetin e vogël të Illinois, Valmeyer, duke dëmtuar shumicën e ndërtesave të tij. Banorët e qytetit vendosën të rindërtonin qytetin me 900 persona në një vend fqinj. Sot, Valmeyer-i i ri po lulëzon; qyteti i vjetër, i vendosur brenda një fushë përmbytjeje natyrore, përdoret kryesisht për bujqësi dhe rekreacion.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm