Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve të para, asnjëri nga kandidatët për president nuk ka marrë mbi 50%, dhe kështu në balotazh do të shkojnë dy kandidatët me të votuar e të cilët janë Milo Djukanovic dhe ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatovic. Mirëpo diçka aspak për t’u krenuar ka ndodhur në komunën e Tuzit ku pothuajse gjysma e votuesve kanë dhënë votën për kandidatët pro-serb dhe pro-rus
Siç ka mësuar Gazeta Metro, sipas rezultateve preliminare, në Komunën e Tuzit pothuajse gjysma e votave kanë qenë për kandidatët që njihen më afër politikës serbe, apo thënë më mirë, pro-serb dhe pro-rus, me pothuajse 2300 vota, ndërsa rreth 3700 për kandidatin pro-perëndimor Milo Djukanovic.
Nuk është aspak për t’u krenuar se si komuna e Tuzit ku shumica janë shqiptarë, kanë votuar pothuajse gjysma e tyre për kandidatët me pikëpamje pro-serbe dhe pro-ruse.
Ende më turperuese për Malësinë e Tuzit është se kandidati, Andrija Mandic, që njihet publikisht si politikan pro-rus dhe pro-serb, renditet i dyti në këtë komune dhe ka marrë 827 vota.
Duhet theksuar se në komunën e Tuzit mbi 12 mijë persona kanë të drejtë vote, ndërsa projeksionet janë që nuk dalin në zgjedhje më shumë se 8 mijë persona për ta hedhur votën në kuti.
Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje në nivel të vendit ka shkuar në 63.6 për qind.
Kandidati për president i DPS’së Milo Djukanovic fitoi 36.6 për qind sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI bazuar në 46.2 për qind të mostrës së përpunuar, i ndjekur nga ndërsa Milatovic i cili ka marrë rreth 29%.
Sipas sondazheve, presidenti veteran i Malit të Zi, Millo Djukanovic, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatovic, më 2 prill.
Sipas projeksioneve Djukanovic do ta ketë të vështirë ose të pamundur fitoren në raundin e dytë përballë kundër kandidatëve ku shumica deri më tani janë deklaruar se do ta mbështesin Jakov Millatovic. (gazetametro.net)