Themeluesi i Republikës së Turqisë, lideri i madh Mustafa Qemal Ataturk evokohet me ceremoni në 78-vjetorin e vdekjes.
Autoritetet e larta të shtetit turk sot mblidhet me rastin e 78-vjetorit të vdekjes së Ataturkut.
Adresa e parë e ceremonia është Mauzoleu në Ankara, ku dhe prehet lideri i madh.
Kur akrepat e orës tregojnë 09.05 e gjithë Turqia mban qëndrim nderi për Babanë e saj.
Konferenca përkujtimore që Këshilli Suprem “Ataturku” për Kulturën, Gjuhën dhe Historinë (Atatürk Kültür, Dil ve Tarih Yüksek Kurumu) mban çdo vit, një aktivitet i kthyer në traditë tashmë, për herë të parë do të organizohet në Kompleksin Presidencial.
Një aktivitet tjetër përkujtimor në kryeqytetin turk do të organizohet edhe nga Federata Turke e Atletikës.
Në këtë aktivitet fëmijët, shpresat, të rinjtë do të vrapojnë për evokimin e Ataturkut në 10 nëntor.
Qytetarët që duan të përkujtojnë Ataturkun pasdreke do të takohen edhe një herë tjetër në Mauzole (kompleksi ku prehet Ataturku).
Aktiviteti organizohet nga Shtatmadhoria dhe pjesëmarrësit janë ftuar me moton “Ushtria dhe populli dorë për dore para Babait”.
Në këtë takim të madh do të lëshohen në qiell 1 mijë e 881 tullumbace të bardhëkuqe, numri i të cilave simbolizon vitin e lindjes së Ataturkut.
Themeluesi i Republikës së Turqisë lideri i madh Mustafa Qemal Ataturk përkujtohet me respekt dhe mall edhe në Stamboll.
Një nga vendtakimet kryesore të qytetarëve për të shprehur mirënjohjen ndaj liderit të tyre është pallati Dolmabahçe, ku Ataturku është ndarë nga jeta.
Në lagjen “Beshiktash” (Beşiktaş) do të zhvillohet “Marshimi në respekt të Babait”, kurse në lagjen Kadëkëj (Kadıköy) do të krijohet “Zinxhiri i respektit ndaj Babait” (të kombit).