Autoritetet në Washington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje njerëzve të kenë kujdes pasi rreth 250 milionë bletë u arratisën. Shkak u bë përmbysja e një kamioni që po i transportonte. Forcat e emergjencës u ndihmuan nga bletërritës profesionistë pasi në kamion ndodheshin mbi 31 mijë kilogramë koshere bletësh me hoje mjalti.
“Qëllimi është të shpëtojmë sa më shumë bletë e mundur”, njoftoi zyra e sherifit në Whatcom, aty ku ndodhi edhe incidenti. Për këtë arsye zona u rrethua dhe qëndroi e tillë derisa u realizua shpëtimi i bletëve. Bletërritësit punuan me policinë në mënyrë që të rregullonin kosheret dhe deri pasdite një pjesë e madhe e tyre bletëve u kthye në koshere.