E mërkurë, 15 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

U vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të vazhdojë masën e paraburgimit për dy muaj të tjerë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt

 

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin, nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M., G.P., dhe K.K., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, më 20 dhjetor 2024, ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë. Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve është vazhduar për dy muaj, nga data 24 dhjetor 2024 deri më 23 shkurt 2025”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Të dyshuarit akuzohen për një nga rastet më të rënda kriminale, që ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Procesi gjyqësor ndaj tyre po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm