UEFA dënon ashpër sulmin e fundit ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muamed Sejdini.
Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të saj, UEFA u kërkon autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë, ndërsa autorët e krimit të nxirren para drejtësisë, shkruan gazeta KOHA.
“Së bashku me FIFA-n, ne do të monitorojmë nga afër situatën brenda komunitetit të futbollit të Maqedonisë së Veriut për të siguruar që federata të mbetet e lirë nga çdo ndërhyrje, në përputhje me Statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe ne do të vlerësojmë vazhdimisht nëse nevojiten veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e UEFA-s, ndërsa shtojnë se një delegacion i përbashkët FIFA/UEFA së shpejti do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me zyrtarë sportivë dhe qeveritarë, duke siguruar që pavarësia e FFM-së të ruhet dhe respektohet. (koha.mk)