E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup

 

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, të bëra nga 2 shtatori deri më 6 shtator të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.

Për analizë janë marrë 210 mostra për fiziko-kimike dhe 210 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm