Ministria ukrainase e Mbrojtjes sot kumtoi se forcat e armatosura të Ukrainës këtë javë kanë shkatërruar një qendër ruse për komunikime satelitore në Gadishullin e Krimesë
Në postimin e aplikacionit Telegram, Ministria citon se qëllimi është “një komponent i vlefshëm ushtarak në komunikimin satelitore dhe sistemin për drejtim të forcave ruse”.
Mediat perëndimore theksojnë se për momentin nuk mundet nga një burim i pavarur të konfirmohet ky informacion.
Të hënën, në rrjetin social u paraqitën informacione për shpërthime në afërsi të fshatit Vitino në Gadishullin e Krimesë, ku është vendosur qendra e komunikimeve.