Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes, ‘Djajtë e Kuq’ kanë identifikuar pesë lojtarë të cilët do të mbesin pa kontrata, për të rinovuar ekipin e Amorim.
Gjithnjë sipas raportit, drejtuesit e gjigantit anglez kanë vërë syrin tek Jonathan David, Leroy Sane, Jonathan Tah, Angel Gomes dhe Dominic Calvert-Lewin.
Sa i përket David, sulmuesi kanadez ka realizuar 104 gola për Lille ku 20 prej tyre i ka shënuar deri më tani këtë sezon.

Megjithatë, ai nuk është sulmuesi i vetëm në listën e dëshirave të United, pasi ekziston mundësia edhe e afrimit të Calvert-Lewin.
Calvert-Lewin, ka pasur vështirësi që të ketë konsistencë tek Evertoni, por ka shënuar 16 gola në kampionat gjatë sezonit 2020/2021.
Leroy Sane i cili më parë ka luajtur në Ligën Premier tek Manchester City, është një tjetër emër në radarin e Unitedit.
Gomes në anën tjetër është lidhur me një rikthim në ‘Old Trafford’ pasi më parë kishte qenë pjesë e akademisë së tyre.
Për fund, Jonathan Tah si një mbrojtës me eksperiencë të madhe po shihet si një opsion i mirë për klubin pasi do të përshtatej lehtë në sistemin e lojës së Amorim.