E martë, 14 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

United jep “dritën jeshile” për largimin e mesfushorit

Mediat britanike konfirmojnë se mesfushori brazilian i Manchester United, Casemiro, po konsideron një largim nga klubi në mekaton e janarit.

Sipas “Daily Mail” një numër i madh i skuadrave të Ligës Pro Saudite, vazhdojnë të mendojnë për 32-vjecarin, kontrata e të cilit me “djajtë e kuq” skadon në veren e vitit 2026.

Klubi i anglez është i hapur për të dëgjuar oferta të përhershme dhe huazimi për lojtarë pa të ardhme në “Old Trafford” këtë sezon e mes tyre është edhe Casemiro. Në fakt, janë të shumtë lojtarët që mund të largohen që në janar.

Christian Eriksen, Victor Lindelof, Casemiro dhe Antony mund të ikin të gjithë në formë huzimi apo përgjithnjë nëse vijnë oferta të mira. Por brazilianin duket se Arabia është mundësia e vetme për të ardhmen.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm