Shkup, 11 nëntor – Investimet e pakta që bëhen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në fushën e hulumtimeve shkencore, nuk janë arsyeja e vetmja që pamundëson punën e kërkuesve shkencor, sidomos atyre që janë të angazhuar nëpër universitete. Bashkëfajtorë të kësaj situate janë padyshim dhe vetë universitetet të cilat u mungojnë çdo herë iniciativat për investime në shkencë, pavarësisht se janë të detyruara ta bëjnë një gjë të tillë. Ligji për arsim të lartë, në mënyrë shumë të qartë i obligon universitet që të investojnë në fushën e kërkimeve shkencore, edhe atë me përcaktime shumë të qarta. 40 për qind e mjeteve që universitetet grumbullojnë nga participim i studentëve, sipas Ligjit, duhet të destinohet për punë dhe kërkime shkencore. Mirëpo në praktikë, nuk ndodh një gjë e tillë. Destinimi i atyre mjeteve në vendin e duhur, padyshim se do të përmirësonte gjasat për kërkime shkencore, veçanërisht të asistentëve që me rroga mesatarisht 400 euro e kanë thuajse të pamundur të kryejnë kërkime shkencore në mënyrë të pavarur. Përveç, kësaj universitetet janë të obliguara gjithashtu të investojnë edhe për aftësimin e kuadrit të tyre, respektivisht t’i dërgojnë asistentët në kërkimet shkencore përveç se nuk subvencionohen nga shteti, për fat të keq nuk mbështeten as nga universiteti në përjashtim të rasteve të rralla, ndërkohë që obligimi ligjor është shuam i qartë. Në pjesën e cila rregullon mënyrën e financimit të institucioneve… (më gjerësisht në numrin e nesërm në gazetën KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.