E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Ushtaraku shqiptar pjesë e pushtetit të ri në Siri: Kosova e kërkoi njohjen nga Damasku, Fatkeqësisht niveli ishte shumë i ulët

Ushtaraku shqiptar që është pjesë e pushtetit të ri në Siri, Ebu Katada Albani, ka thënë se Kosova ka kërkuar njohjen nga Damasku. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “Interaktiv Talks” të gazetarit Xhemajl Rexha

Ebu Katada Albani ka thënë se është fatkeqsi që një kërkesë e tillë ka ardhur nga një nivel shumë i ulët, siç ka thënë ai nga një zv.ministër i pushtetit lokal.

“Në të njejtën kohë fatmirësisht dhe fatkeqësisht ka një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Qeverisë së re të Sirisë, por fatkeqësia është se kjo kërkesë nuk erdhi në nivelin e duhur, për shkak se ka ardhur në nivelin e zv.ministrit të qeverisë lokale më sa më kujtohet”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se një kërkesë e tillë duhet të bëhet në nivel presidenti apo të kryeministrit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm