E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Ushtria amerikane do të largojë 1.000 pjesëtarë transgjinorë

Forcat e armatosura amerikane do të largojnë nga radhët e veta rreth 1.000 pjesëtarë transgjinorë, kumtoi Pentagoni, pas vendimit të Gjykatës supreme me të cilin përkohësisht autorizohet administrata e Donald Trampit ta bëjë atë.

Forcat e armatosura “menjëherë do të fillojnë procedura për pjesëtarët e ushtrisë të cilët parashtruan kërkesë për largim vullnetar”, kumtoi ministri i Mbrojtjes, Pit Hegset.

“Rreth 1.000 persona ushtarak me disfori, ndjenjë të mospërputhjes mes gjinisë biologjike dhe identitetit gjinor, bëjnë pjesë në këtë kategori”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit.

Afati i fundit për largim vullnetar është 6 qershor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm