Ushtria izraelite të shtunën ribotoi një thirrje për palestinezët që të evakuojnë Rripin verior të Gazës përpara një operacioni të afërt izraelit.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Haaretz”.
Izraeli, i cili thotë se Hamasi ka vendosur armët dhe forcat e tij mes civilëve, u ka thënë banorëve të Gazës që të lëvizin në jug për sigurinë e tyre.
“Kjo është një këshillë urgjente ushtarake”, tha zëdhënësi Daniel Hagari në platformën e mediave sociale X. “Për sigurinë tuaj të menjëhershme, ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug”.
Ai theksoi se operacioni i afërt i IDF-së është vendosur për të neutralizuar “kërcënimin e Hamasit me saktësi dhe intensitet”.