Valdet Xhaferi nga BDI i është përgjigjur Arben Taravarit duke e etiketuar si humbësi të trefishtë në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe në Gostivar.
“Humbësi i trefishtë në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe në Gostivar, Arben Taravari, është mburur se ka ndryshuar fatin e shtetit me një status në Facebook. Vërtetë e ndryshoi, por në dëm të shqiptarëve dhe në favor të Mickoskit. Fati i Arbenit është fatkeqësi për shqiptarët, dhe për këtë përgjigjen do ta marrë nga gostivarasit” – ka shkruar Valdet Xhaferi në profilin e tij në Facebook.