Në eventin UFC-315 zhvilluar në Montreal të Kanadasë, luftëtarja 37-vjeçare korri fitoren e 25-të në karrierë (numëron edhe 4 humbje e 1 barazim).
Shevchenko mundi me vendim unanim të gjyqtarëve francezen Manon Fiorot (12 fitore, 2 humbje). Të tri gjyqtarët i dhanë kampiones ruse fitoren me vendimin e njëjtë: 48-47.
Një fitore e merituar nga Shevchenko, që arriti edhe ta rrëzojë në disa raste rivalen franceze, që e mbylli sfidën e gjakosur. Ajo arrin të mbrojë titullin që e ka fituar për herë të dytë në karrierën e saj.
Fiorot arriti të rezistojë deri në fund, por pa mundur të bëjë dot fitojë. Përvoja e Valentina Shevchenko bëri diferencën, me grushte e shkelma që e detyruan francezen të pranojë humbjen.
Në këtë event dueloi edhe Alexa Grasso, ish-kampione e këtij Divizioni (flyweight). Ajo u mund me vendim unanim të gjyqtarëve nga Natalia Silva. Kjo e fundit pritet të duelojë pikërisht me Shevchenko në fund të këtij viti.