Kapiteni Virgil van Dijk mendon se fjalë e mira që thuhen për Liverpool, si skuadra më e mirë në Europë, janë një vërtetim për mënyrën se si trajneri Arne Slot i bën ata të luajnë. Kapiteni i “reds” mendon se këto fjalë janë mëse të merituara për një ekip që po dominon edhe në Premier League.
Kjo deklaratë e Van Dijk që vjen pas fitores së shtatë në shtatë ndeshje të luajtura në Champions League këtë sezon. “Unë mendoj se këto rezultate konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur për të arritur ato objektiva që i kemi vënë vetes”, tha Van Dijk.
“Ne punojmë në çdo ndeshje kaq shumë për të qenë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Kur trajnerët e tjerë na lavdërojnë jo vetëm për mënyrën se si sulmojmë por edhe për mënyrën se si mbrojmë në grup, kjo është një shenjë e mirë dhe meritë për gjithë punën e palodhur që kë bërë secili nga ne”, shtoi Van Dijk.