E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Vankovska, kandidate e Apasievit për presidente

Shkup, 7 shkurt – Lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, sot ka njoftuar se profesoresha Biljana Vankovska është zgjedhur kandidate për presidente në zgjedhjet presidenciale të pranverës, e cila do të ketë mbështetjen e kësaj partie opozitare.” E majta e shpalli e para kandidatin e saj dhe ne po ua hedhim dorën partive borgjeze, e ajo është profesoresha Biljana Vankovska. Sondazhet e brendshme treguan se ajo është kandidatja më e mirë, tha Apasiev.

Vankovska tha se ofertën e ka pranuar me kënaqësi dhe se vizioni i saj është i njëjtë me atë të partisë opozitare, edhe pse nuk është anëtare e saj. “E falënderoj të Majtën që më dha besimin dhe përgjegjësinë. Edhe pse nuk jam anëtar i partisë, ndihem si pjesë e ekipit. Ju e dini se unë njëherë kam tentuar të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale si kandidat i pavarur dhe falënderoj ata disa mijëra qytetarë që kanë dhënë nënshkrimet e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Vankovska. Ajo shtoi se në fushatë do të promovojë edhe idetë e majta, por edhe të sajat.
Përndryshe, Profesoresha e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, është njohur me antishqiptarizimin e saj, dhe mbahet mend për talljen që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, konkretisht me tragjedinë e Llaskarcës. Në profilin e saj në Facebook, Vankovska shkruan: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar kështu në luftën e vitit 2001, kur në këtë pjesë ndodhi vrasja e disa ushtarëve të ARM-së nga pjesëtarët e UÇK-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm