Pas ndarjes së stuhishme me futbollistin Gerard Pique, ka pasuar një periudhë e re e vështirë për Shakirën. Nëna e saj, Nidia Ripoll, është shtruar në spital për shkak të një mpiksje gjaku në këmbë.
Media të shumta spanjolle njoftuan fillimisht se Nidia kishte pësuar një atak në zemër. Megjithatë, Telemundo zbuloi se ishte trombozë venoze. Nidia ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këngëtarja ende nuk ka reaguar.
Babai i saj, William Mubarak, iu nënshtrua disa operacioneve vitin e kaluar pasi u rrëzua nga një lartësi. Shakira kishte në plan të transferohej nga Barcelona në Florida me dy djemtë e saj në janar, por vendosi të qëndrojë në Spanjë edhe disa muaj.