E martë, 25 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës, këtë të premte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, gjerësisht i njohur me nofkën komandant “Ujku”, i cili po akuzohet për krime të pretenduara lufte.

Seanca do të nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00.

Pjetër Shala, u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge.

Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.

Shala, sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm