Vazhdon procesi i ndarjes së vauçerëve për pajisje me klimat inverterë. Për dallim prej një dite më parë, ku në sallën sportive Boris Trajkovski kishte turma të mëdha të qytetarëve, sot situata është e qetë. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se kanë kryer punë shumë shpejtë dhe procesi po zhvillohet në rregull. Ministria e Energjetikës, njoftoi se përskaj turmave të mëdha nëpër pikat ku janë shpërndarë vauçerët, procesi është zhvilluar pa ndërprerë, ndërsa që në ditën e parë janë ndarë rreth 80 përqind e vauçerëve në nivel shtetëror. /Alsat.mk