E hënë, 19 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Një grua ka humbur jetën pasi e njëjta  ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Bresje të Fushë Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën “Tahir Zemaj” Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë, dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, teksa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe të ekzaminimit.(IndeksOnline)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm