“Është qesharake dhe e pamundur”.
Kështu të paktën ka deklaruar kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kur është pyetur se a duhet të sanksionohet Serbia pas ngjarjeve të 24 shtatorit kur një grup terrorist u fut në territorin e Kosovës dhe sulmoi Policinë e Kosovës dhe la të vrarë një pjesëtarë të saj.
Orban i cili është edhe miku i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përveç se nuk u distancua nga terrorizmi u lëshua në propagandë duke thënë se “serbët në Kosovë janë përballur me provokime në dy vitet e fundit rregullisht”.
“Prandaj na duhet ta kuptojmë që kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët”, pretendoi ai ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.
Në dritën e ngjarjeve të fundit, Orban, pretendoi se pa “Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan”.
“Pra, unë jam në favor që ta ndihmojmë Serbinë që ta stabilizojë rajonin”, tha Orban.