Manchester United po punon për të afruar mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.
Mediet britanike raportojnë se 27-vjeçari francez është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Juventusin dhe skuadra angleze është duke e parë si një opsion kryesor për të përforcuar ekipin e Erik ten Hag.
United duhet të vendosë nëse do të punojnë për të realizuar këtë transferim apo nëse do të vijojnë ta kenë përqendrimin kryesor te Frenkie de Jong, me këtë të fundit që duket gjithmonë e më i largët me skuadrën e krijuar nga Barcelona dhe me dëshirën e presidentit Laporta për ta pasur holandezin në ekipin e tij.
“Djajtë e Kuq” tashmë duhet të bien dakord me kushtet e ish-lojtarit të Paris Saint-Germain, nëse duan që ta afrojnë në radhët e tyre.
Në tre sezone me fanellën e “Zonjës së Vjetër” francezi numëron plot 129 paraqitje, duke qenë një nga emrat kryesore të Juventusit.