E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-2.2 C
Skopje

Vera, kafja, pijet me gaz apo çaji? Ja cilat dëmtojnë më shumë dhëmbët

Mes kafes, pijeve me gaz, verës së kuqe dhe çajit një dentist zbuloi se cila prej tyre njollos më shumë dhëmbët. Ai mori katër dhëmbë dhe i vendosi në filxhanë të mbushur me çaj, verë, Coca-Cola dhe kafe. Ai i la dhëmbët atje për 10 ditë, ku më pas zbuloi dhe rezultatin në faqen e tij në TikTok. Dhëmbi i cili kishte qëndruar për 10 ditë në verë të kuqe, ishte njollosu plotësisht.

Tek dhëmbi që kishte qëndruar në Coca-Cola u vu re gjithashtu një efekt dramatik. Pija e gazuar jo vetëm që kishte njollosur sipërfaqen e dhëmbit, por njëkohësisht kishte gërryer dhe smaltin e saj, duke shkaktuar disa gropëza të vogla.

Çaji mund kafenë në betejën e më pak njollave të shkaktuara në dhëmb. Ndonëse disi të ngjashme rezultatet e çajit nuk ishin aq dramatike sa nuancat që linte kafja. Ndjekësit u shprehën në rrjetet sociale u shprehën të tronditur nga rezultat që nxori dentisti në Kaliforni. Megjithatë pijet alkoolike, ato me gaz si dhe duhani njihen për dëmet që shkarkojnë tek dhëmbët.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm