E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Vërshimet, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesditë Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut. Rama tha se të gjitha strukturat janë të angazhuar për të përballuar sa më mirë të jetë e mundur situatën e krijuar.

“Të gjitha strukturat nën drejtimin e ministrave dhe të personave përgjegjës janë angazhuar për ta përballuar sa më mirë të jetë e mundur një gjendje që realisht është vërtetë e pazakonshme sa i përket reshjeve të parashikuara”, tha Rama.

Qarqet më të prekura janë Durrësi, Tirana, Dibra, Lezha dhe Gjirokastra. Gjatë raportimit të tij, shefi i Emergjencave, Shemsi Premçi, ka raportuar për situatën ku ka përmendur si situata po menaxhohet më së miri.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se nën ujë ndodhet vetëm 80 hektarë tokë. Ndërkohë kanalet kryesore kulluese janë të pastruar dhe efektiv. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Dervishaj vuri në dukje se në të gjithë vendin ujësjellësat janë në punë, ndërsa po punohet për zhbllokimin e autostradës Tiranë- Durrës. /Top Channel/

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm