E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Verstappen: Vendi i dytë në Australi ishte maksimumi

Vendi i dytë në garën e Australisë  vlen si një fitore për Max Verstappen, duke marrë parasysh vështirësitë që ka përjetuar Red Bull së fundi. Madje në fund ta garës ai u përpoq të parakalojë Lando Norris, por pa sukses.

Fillimi i sezonit ishte argëtues. U përpoqa të qëndroja me McLaren, por si pothuajse të gjitha skuadrat e tjera, filluam të luftonim shumë me degradimin dhe mbinxehëm shumë gomat. Kështu që McLaren u shkëput”, tha Verstappen.

Unë dhashë gjithçka, u përpoqa të fokusohesha në garën time dhe moti na ndihmoi disi. Kur filloi shiu u përpoqëm të bënim diçka ndryshe, por ishte e pamundur të pilotoje makinën me gomat për pistë të thatë”, shtoi kampioni i botës në Formula 1.

Më tej, Verstappen tha: “Nuk ka asnjë keqardhje për zgjedhjen e gomave. Jemi 18 pikë më shumë se vitin e kaluar, pasi vjet u tërhoqa nga gara në Melburn. Gjithsesi, McLaren është ende më i shpejtë por ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë afër”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm