E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-0.2 C
Skopje

Vetëvritet 56-vjeçari

 

Tetovë, 7 nëntor – 56 vjeçari XH.D. nga Tetova të dielën pasdite ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij me pistoletë, transmeton gazeta KOHA. Sipas policisë, ai me një plumb në kokë i ka dhënë fund jetës së tij. “Vetëvrasja ka ndodhur brenda në shtëpi, ndërsa e kanë gjetur të afërmit dhe me shenja për jetë e kanë nisur për në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa rrugës ka ndërruar jetë. Prokurori publik dhe ekipet e SPB-së kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një pistoletë “CZ M57”, i kalibrit 7.62 milimetër, ndërsa me urdhër të prokurorit publik do të kryhet obduksion mbi trupin e pajetë. Janë marrë masa për zbardhje e plotë të rastit”, njofton Policia e Tetovës.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm