Kumanovë, 6 nëntor – Persona fizik të maskuar kanë sulmuar dhe vjedhur një banor 66 vjeçar në fshatin Hotël, të Kumanovës, transmeton gazeta KOHA. Siç njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë, të shtunën në orën 20:50 në Hotël, tani për tani tre persona të panjohur të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e T.S (66) fizikisht e kanë sulmuar dhe i kanë marrë 300 franga zvicerane, 150 euro, 14.000 denarë dhe një armë “zastava” kalibër 7.62, të cilin i dëmtuari e ka poseduar me leje, si dhe telefonat celularë “Samsung” dhe “iPhone4”. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip ekspertësh i SPB-Kumanovë, ndërsa ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rasatit.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër