Këshilli i Prokurorëve publik në seancën e 26-të zgjodhi Violeta Stojanovskën për prokurore në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë dhe Nikolla Jolevskin prokuror në PTHP Strugë.
Stojanovska vjen nga pozita e prokurores publike në PP Kërçovë, ku përkohësisht është u.d prokurore në PTHP Kërçovë, ndërsa Jolevski vjenë nga pozita e prokurorit publik në PP Strugë, i cili gjithashtu, përkohësisht është u.d prokuror në PTHP Strugë.
Kryetarja e Këshillit të PP Dushica Dimitrieska, para votimit tha se në dy shpalljet ka pasur nga një kandidat të paraqitur – Violeta Stojanovska për PTHP Kërçovë dhe Nikolla Jolevski për PTHP Strugë.
Dimitrieska informoi se të dy kandidatët kanë marrë notë pozitive nga prokuroria kompetente – Stojanovska nga Prokuroria e lartë publike Gostivar dhe Jolevski nga Prokuroria e lartë publike Manastir.
Prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski, para votimit tha se personalisht e mbështet Violeta Stojanovskën dhe beson se ajo mund t’i kryejë detyrat.
Kocevski, ndër të tjera, tha se PP Kërçovë ka një numër të konsiderueshëm lëndësh, duke theksuar se aktualisht për ndjekjen e veprave penale mbi pesë vjet mund të merret vetëm nga kjo prokurore.
“Për tu tejkaluar problemi, janë angazhuar tre prokurorë publikë nga PTHP Gostivar, të cilët për këto dy muaj do të ndihmojnë, do të shohim me Ligjin e ri për PP nëse do të zvogëlohet koha e kërkuar për ndjekjen e veprave penale me dënim mbi pesë vjet”, tha Kocevski.
Keti Petkova, e cila është koordinatore për PP Kërçovë, tha se duke marrë parasysh situatën, beson se Violeta Stojanovska i kryen detyrat e punës në mënyrë të përditësuar, të përkushtuar dhe ka aftësi menaxheriale.
Koordinatorja për PP Strugë, Jelena Dogazanska Koleva, tha se beson se kandidati Nikolla Jolevski punon me përkushtim duke theksuar se ai është kandidati i vetëm që plotëson kushtet, duke marrë parasysh 23 vjetët e tij të karrierës.
Këshilli, në seancën e sotme gjithashtu e shqyrtoi edhe memorandumin për bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut.