Në Lokacionin Idnina është planifikuar ndërtimi i dy shkollave fillore të reja me financim nga ana e shoqatave joqeveritare. Këtë paralajmërim e ka dhënë kryetari i Komunës së Çariti Visar Ganiu
Siç ka thënë ai me ndërtimin e këtyre shkollave, do të zgjidhet një problem i kamotshëm i qytetarëve të kësaj komune, duke cekur faktin se qytetarët e Çairit më afër e kanë shkollën “Penko”, e cila është nën kompetencat e komunës së Butelit e cila shpesh mbingarkohet dhe krijohen probleme me regjistrimin e nxënësve.
“Aty do të ndërtohen dy shkolla njëra do të jetë me nevoja të veçanta dhe tjetra do të jetë themelimi i shkollës së re shkollës fillore e cila në këtë pjesë te Çairi i vjetër ka munguar shumë për shkak se në çdo shtator, mund të them lirisht se kemi shumë probleme për shkak se popullata logjikisht kërkojnë tek shkolla “Petar Zdravkovski – Penko” të regjistrohen, ndërsa ajo është në kufi me komunën e Çarit por menaxhohet dhe është në të territor të Komunës së Butelit”, deklaroi Visar Ganiu – kryetar i Komunës së Çairit.
Siç ka njoftuar Ganiu projekti do te kushtojë rreth 2.5 milionë euro.
“Jemi në korrelacion me Ministrinë e Arsimit për shkak se e kemi marrë leje për të filluar këtë projekt, kjo do të financohet nga shoqatat joqeveritare nën ombrellën e Albizit, gjithashtu janë kyçur edhe USAID-i amerikan, kështu që do të jetë projekt i përbashkët Albizit, USAID-it dhe Komunës së Çairit”, ka shtuar Visar Ganiu.
Shkollat do të ndlrtohen në kuadër të një projekti të përbashkët, por që do të jenë me objekte të ndara të cilat do të jenë në oborrin e shkollës “Ardhmëria”. TV21