E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Vjosa Osmani e ftuara e Makronit në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre Dame” në Paris

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notër Dam

 

Presidentja Osmani dhe bashkëshorti Prindon Sadriu, siç njoftojnë nga Kabineti i saj, janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emanuel Makron. Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Elise, në një darkë të organizuar nga presidenti francez për krerët e shteteve, që do të marrin pjesë në ceremoni.

Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Katedralja e Notër Dam, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm