VLEN në një kumtesë për media thekson se BDI edhe pas gjashtë muajve të humbjes në zgjedhjet parlamentare, të mund të adaptohet me rolin e ri të qenurit në opozitë. Nga VLEN thonë se BDI gënjen lidhur me abetaren e unifikuar se me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe.
“Rikujtojmë opinionin mbarë shqiptarë se ky Ligj ka ekzistuar më herët, ndërkaq ajo që është risi e që ka ndodhur për herë të parë në vendin është shpërndarja e Abetares së unifikuar te nxënësit në gjitha shkollat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur? Në kohën kur me vendin po qeverisin koalicioni më i madh shqiptarë, me dinjitet e profesionalizëm, VLEN”.
“Abetarja e unifikuar mund të jetë një hap pozitiv në përmirësimin e cilësisë së mësimit të gjuhës amtare, por sqarojmë që ajo kërkon një implementim të kujdesshëm dhe të drejtë, i cili nuk duhet të ndikohen nga agjenda politike të asnjë partie, përfshirë BDI-në non grata. Arsimimi duhet të mbetet një prioritet nacional, pa asnjë ndikim të drejtpërdrejtë nga politikat e ngushta partiake për interesa klanore”, thonë nga VLEN.
Prioritet i lartë i koalicionit VLEN mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim. Nuk do të lejojmë që fëmijët të politizohen sikur në kohën e BDI-së non grata. Ata këtë vit shkollor e kanë filluar ndryshe me Abetaren e unifikuar në duar.