E enjte, 16 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

VLEN: Një klikë milionerësh ka shkelur mbi vlerat e UÇK-së, s’do të lejojmë të përdoren për interesa të BDI-së!

VLEN ka reaguar ndaj BDI-s; lidhur ngjarejt sot në Kuvend. VLEN i kujton BDI-së se nën pushtetin e tyre Ligji i Branitellave disa herë është votuar e ndryshuar.

Reagimi i plotë i VLEN:

Teatri i BDI-së non grata po merr fund! Për dy dekada, kjo klikë milionerësh ka shkelur mbi vlerat e UÇK-së, duke i përdorur ata vetëm për pikë politike. Shqiptarët nuk bien më pre e lojërave të tyre të turpshme!

Ilire Dauti, e cila vazhdon të mbajë postin e Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, bëri shfaqje të radhës me retorikat e saj gjoja për mbrojtjen e UÇK-së. Kjo është një farsë e pastër! Asnjë fjalë e saj nuk ka vlerë kur ajo është pjesë e një partie milionerësh që ka përdorur e shkelur mbi sakrificat e UÇK-së për të mbajtur pushtetin dhe për të mbrojtur interesat e saj personale.

Deputetët e koalicionit VLEN votuan kundër shkarkimit të saj, sepse ne nuk tradhtojmë vlerat dhe parimet tona! Ne jemi të qartë: Ligji për branitellat nuk kalon pa garantuar të drejtat dhe privilegjet e ushtarëve të UÇK-së!

Milionerët e BDI-së e përdorën pushtetin e tyre për të financuar mbrojtjen e Trajçullovskit. Nën qeverisjen e tyre, ligji për branitellat është sjellë disa herë dhe është plotësuar që ata të gëzojnë privilegje të shumta, madje edhe studime falas në Universitetin e Tetovës, institucionin e themeluar me gjak nga ushtarët e UÇK-së!

Koalicioni VLEN është dhe do të jetë gjithmonë në krah të vlerave kombëtare!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm