E martë, 25 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

VMRO do të dorëzojë 40 amendamente për ligjin për investime strategjike në energjetikë

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE dhe koalicionit do të ndërmarrë të gjitha procedurat demokratike dhe kuvendare që të parandalojë miratimin e ligjit për investime strategjike në energjetik, për të cilat, vlerësojnë se janë kriminale dhe paralajmëruan se do të dorëzojnë 40 amendamente.

“Dëshpërimi i LSDM-së vazhdon deri në ditën e fundit të qeverisjes së tyre. Sot në Komisionin për Çështje Ekonomike, LSDM-ja sërish do të përpiqet t’i shtyjë ligjet për investime strategjike në energjetikë. Këto janë ligje që shkaktojnë dëme dekadash në sektorin energjetik të Maqedonisë dhe shërbejnë vetëm për pasurimin e lidershipit më të ngushtë të LSDM-së”, thotë deputeti nga VMRO”, Bojan Stojanovski. 

Nga atje vlerësojnë se Dimitar Kovaçevski, Mile Zaçeviq dhe Fatmir Bytyqi shohin interesat e tyre, siç tha ai, fitimprurëse ndërsa qytetarët paguajnë 50 për qind më të larta faturat e energjisë elektrike.

Sipas tyre, Qeveria njëherë i tërhoqi ligjet, por edhe përkundër vërejtjeve të ekspertëve, opinionit dhe Ministrisë së Ekonomisë, ajo përsëri i ktheu të njëjtat tekste me nënshkrues të tjerë, këtë herë me Fatmir Bytyqin dhe Kaja Shukova.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm