E premte, 14 Shkurt, 2025
7.8 C
Skopje

VMRO do t’i bëj anketa kandidatëve të saj që konkurrojnë për kryetar të komunave

Në fillim të shkurtit do ta fillojmë procedurën me anketa të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe do ta përfundojmë me sukses, theksoi sot nga Koçani kryeministri Hristijan Mickoski.

“Ende nuk kemi filluar me realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura brenda partisë dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të sotëm të çelësave të objektit të ri të dedikuar për familjet në nevojë sociale në Komunën e Koçanit.

Si kryetar i partisë dhe i Komitetit Ekzekutiv, shtoi, e mbajmë të drejtën të propozojmë emra për të cilët mendojmë se duhet të jenë pjesë e këtij procesi në anktetim, jashtë listës së dorëzuar nga komitetet komunale.

I pyetur nëse mund të zbulojë ndonjë emër, Mickoski tha se nuk mund ta bëjë këtë për momentin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm