E diel, 16 Mars, 2025
22.8 C
Skopje

VMRO-DPMNE: Pendarovski reflekton mendimin e LSDM-së, qëndron kundër SHBA-së

VMRO-DPMNE ka dërguar kritika të ashpra në adresë të ish-Presidentit, Stevo Pendarovski, duke thënë se deklaratat e tij paraqesin prova të qarta se LSDM-ja po e braktis kursin e saj pro-perëndimor

 

Nga VMRO-DPMNE thonë se Pendarovski nuk flet në emrin e tij, por reflekton orientimin e ri politik të LSDM-së, që sipas tyre, po distancohet nga SHBA-të.

“Nëse Ordanoski ishte rastësi, Pendarovski i LSDM-së tregon se është tendencë. LSDM-ja fuqishëm qëndron kundër SHBA-së, nëse Ordanoski theu akullin, Pendarovski tani qartë tregon se LSDM-ja është kundër SHBA-së. Tani bëhet e qartë se LSDM rrejshëm është prezantuar si pro-perëndimor, kurse me padurim kanë pritur të ndryshojnë kursin” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Antonio Miloshoski, thotë se Pendarovski në deklaratat publike po konteston legjitimitetin demokratik amerikan dhe se nuk guxon t`i sulmojë liderët e zgjedhur amerikan.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm