VMRO-DPMNE vazhdoi sot kritikat e saj ndaj Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, organizatës sindikale për të cilën Qeveria konsideron se nuk ka më besueshmëri dhe se po vepron nën dirigjimin e LSDM-së. Nga ana tjetër, kryetari i sindikatës, Sllobodan Trendafillov, shprehet se ata kanë hyrë në grevë disa herë gjatë kohës që opozita aktuale ishte në pushtet, por ai gjithashtu tha se disa lojtarë politikë po përpiqen të ndërhyjnë në sindikatë, gjë që ai tha se ishte e papranueshme. Për VMRO-DPMNE-në nuk ka dilemë – ata konsiderojnë se të gjitha kërkesat e LSM-së janë politike dhe ndjekin tezat e LSDM-së.
“Sllobodan Trendafilov, për një periudhë më të gjatë nuk pasqyron idetë dhe nevojat e punëtorëve, por të LSD-së. VMRO-DPMNE zbardhi se Trendafillovo ka qenë në takime me LSD-në dhe se ai ishte në konsultim të vazhdueshëm me ta dhe me Levicën, ndërsa LSD-ja doli dhe e pranoi. Sanja Llukarevska nga Salla parlamentare për konferenca për media bëri të qartë se janë takuar me Sllobodan Trendafillovin. Të gjitha kërkesat e LSM-ja janë politike dhe ndjekin tezat e LSD-së. Kërkesat e LSM-së nuk mbështeten me realitetin. Vendi ka nevojë për zhvillim dhe rritje ekonomike, gjë që po ndodh me shpejtësi. Me transformimin e përshpejtuar ekonomik, do të rriten edhe pagat dhe standardi i jetesës së qytetarëve”, deklaroi Brane Petrushevski. (Alsat.mk)