E shtunë, 15 Shkurt, 2025
3.8 C
Skopje

VMRO-VLEN bashkë në zgjedhje lokale, mbështetje e ndërsjellë për kandidatët

Partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE-VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjelltë për kandidatët për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.

“Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi ne kandidatë – do të mbështeten nga VMRO-DPMNE ose anasjelltas. Tani, nëse do të jetë në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, do ta vlerësojmë. Qëllimi është që koalicioni qeveritar të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve të ardhshme lokale”, tha Mexhit.

Edhe pse është shprehur optimist se VLEN do të ketë rezultate më të mira zgjedhore se Fronti Evropian, sipas Mexhitit, kërkesa e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme është e pabazë.

Sipas tij, BDI insiston për këtë skenar, vetëm që ta mbajë anëtarësinë partiake.

Pas zgjedhjeve lokale, Mexhiti paralajmëroi se do të realizohet edhe plani i paralajmëruar që koalicioni VLEN të bëhet një parti politike.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm