E enjte, 12 Shtator, 2024
22.8 C
Skopje

Vozitje të kujdesshme në rrugën Podmole – Strugë – Qafë Thanë, aktivitete ndërtimore në shumë unaza rrugore

Shkup, 8 tetor – Në rrugën Podmole- Strugë- Qafë Thanë nesër prej orës 11 deri 16 do të kryhen matje me shfrytëzimin e automjetit special për matje, pronë e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Matja përbëhet nga ndalesa në çdo 100 metra në rrugë dhe matjen e ngarkesës në rrugë, njofton LAMM.

Nga Lidhja Automote apelojnë vozitësit të jenë të durueshëm dhe të kujdesshëm gjatë vozitjes në unzën e sipërpërmendur rrugore.

Rikujtojnë se sot kanë filluar aktivitetet ndërtimore në Rrugën rajonale Dojran- Nikoliq, ku në kohëzgjatje prej dy ditësh do të zhvillohet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

Sot kanë filluar aktivitetet ndërtimore për përmirësimin e pikës së zezë edhe të rrugës rajonale Konjare e Vogël, unaza Prilep- Krushevë- Slladuevë, ku në kohëzgjatje prej 30 ditësh do të kryhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

Për shkak të realizimit të punëve në rrugë në rrugën rajonale Çashkë- Golozincë prej sot çdo ditë pune përveç të dielën nga ora 10 deri ora 16 në 12 ditët e ardhshme do të jetë i mbyllur rruga për komunikacion.(koha.mk)

Artikuj të ngjajshëm