E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Vrasja në Tetovë, Prokuroria jep urdhër për sigurimin e video incizimeve

Pas vrasjes së djeshme në Tetovë, nga Prokuroria njoftojnë se po mbledhin dëshmitë, përkatësisht video-inciyimet

 

“Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Prokurori publik po i jep të gjitha urdhrat e nevojshme në mesin e të cilave janë edhe obduksioni dhe urdhër për sigurimin e video incizimeve”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se automjeti dhe mjete të tjera janë marrë për ekspertizë, kurse MPB po vepron për zbulimin e kryesit.

Nga policia theksuan se viktima është R.T i moshës 40 vjeçare.

“Në ora 20:35 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Shtipska” një person i cili ka qenë në automjetin ‘Mercedes’ ka gjuajtur me armë automjetin ‘BMW’ ku ka qenë personi R.T, i cili ka humbur jetën”, thane nga policia.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm