Ndër kërkesat është që Qeveria të ofrojë ndihmë prej tre denarë për kilogram për rrushin e dorëzuar në objektet përpunuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe gjetjen e investitorit strategjik për bodrumin e verës “Povardarie”, në mënyrë që vitin e ardhshëm të mund të blejë rrush si më parë
Shkup, 2 tetor – Kryetari i Sindikatës, Jovan Zlatevski, ka njoftuar se në emër të Sindikatës së shoqatave të kultivuesve dhe të vreshtarëve, kanë dorëzuar disa kërkesa deri te Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë. Ata kërkojnë nga Qeveria t`ju del në ndihmë vreshtarëve. Zllatevski ka bërë të ditur se urgjentisht duan të verifikojnë mandatet e tre anëtarëve të tyre, për të qenë pjesë e nënsektorit të vreshtarisë dhe pemëtarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ata duhet të jenë pjesë aktive në zhvillimin e strategjisë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e vreshtarisë dhe në miratimin e ligjeve të verërave, të cilat duhet të miratohen deri në fund të këtij viti. “Ndihma për vreshtarët sivjet, e cila për shkak të kushteve të këqija atmosferike, nga 12.000 denarë për hektar, nga Qeveria parashikoi të rritet në 20 mijë denarë. Kjo ndihmë duhet të zbatohet vetëm për vreshtat e mbjella në vitin 2021 e më parë, e jo për ato të mbjella vitin e kaluar dhe këtë vit”, tha Zllatevski.
Ndër kërkesat është që Qeveria të ofrojë ndihmë prej tre denarë për kilogram për rrushin e dorëzuar në objektet përpunuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe gjetjen e investitorit strategjik për bodrumin e verës “Povardarie”, në mënyrë që vitin e ardhshëm të mund të blejë rrush si më parë.
Nga atje kërkojnë gjithashtu këshilla falas të ekspertëve, për të ndihmuar prodhuesit e verës të blejnë pajisje dhe të eksportojnë verë në shishe. Si dhe t’u paguajnë rrushin më shtrenjtë kultivuesve ose të paktën 25 për qind më shumë se çmimi i prodhimit. “Ne gjithashtu kërkojmë që subvencionet për fermerët e rinj deri në moshën 35 vjeçare, prej 40 mijë denarë për hektar, të rriten në gjashtëdhjetë mijë, si dhe të mos rriten çmimet për ujin për vaditje për këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, shtoi Zllatevski. (koha.mk)