E shtunë, 25 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Vuçiç reagon pas sanksioneve ndaj naftës serbe: Do të kërkojmë largimin e pronësisë ruse

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç doli në një konferencë për mediat, duke thënë se sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj industrisë serbe të naftës janë të rënda dhe serioze.

Ai deklaroi se do të kërkojë menjëherë largimin e pronësisë ruse, madje për këtë theksoi se do të komunikojë edhe me presidentin Vladimir Putin.

Vuçiç shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm