Beograd, 5 nëntor – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq është shprehur i frikësuar në lidhje me gjetjen e armëve pranë shtëpisë së Aleksander Vuçiqit dhe një atentatit të mundshëm kundër kryeministrit serb. “Kjo paraqet një problem të veçantë për kryeministrin dhe fakti që askush nga shërbimet e sigurisë nuk kanë informuar se diçka po përgatitej”, ka thënë Nikoliq. Sipas tij, është duke u punuar pakuptimshëm dhe furishëm për përpjekjet që të kthehen në 2003-n, kur u vra ish-kryeministri Zoran Gjingjiq. “Po më dhimbset Aleksandar Vuçiq se po kalon si Gjingjiqi”, ka shtuar Nikoliq, teksa ka potencuar se Vuçiq i duhet Serbisë. Kur presidenti Nikoliq u pyet nga “Kurir” se atmosfera aktuale në Serbi ngjan me atmosferën prag vrasjes së Gjingjiqit dhe a vjen ky kërcënim nga e njëjta kuzhinë, Nikoliq ka thënë se si çdo qytetar tjetër serb mendon njëjtë, por ai ua kalon përgjegjësinë shërbimeve sekrete dhe të sigurisë që të kenë gjendjen në kontroll, pasi për atë janë betuar.
Artikuj të ngjajshëm
