E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

VV kërkon ndërprerjen e hetimeve për Astritit

Vetëvendosje kërkon ndërprerjen e hetimeve për rastin e Astrit Deharit, pasi thotë se nuk i beson punës së këtij trupi që është duke e udhëhequr këtë proces. Përmes një konference për media sekretari organizativ i kësaj partie Dardan Molliqaj, e arsyeton këtë kërkesë sipas tij me dyshimin e bazuar se vonesat që po krijohen për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Deharit.

“Sot janë bërë gjashtë ditë nga vdekja e tij edhe për këto 6 ditë për rastin vetëm se janë shtuar dilemat”, tha Molliqaj. Ai ka thënë se VV nuk u beson personave që po e udhëheqin procesin e hetimeve, sipas tij për shkak se ata janë persona të politikës. Në këtë rast ka përmendur kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxhën dhe komandantin e policisë së këtij rajoni Nexhmi Krasniqin.

Ai, përmes një projektori ka paraqitur disa fakte për këta zyrtarë, duke thënë se ata janë të afërt me pushtetin dhe të punësuar përmes aferës pronto. “Afera pronto II, ka dëshmuar se qindra njerëz kanë hyrë në institucione në mënyrën e shefit të shefave, Adem Grabovci. Në këtë paraqitet që edhe Sylë Hoxha ka hyrë në punë në këtë mënyrë”, tha Molliqaj.

Nuk u la pa u përmendur edhe Metush Biraj, i cili është prokuror në rastin e Astrit Deharit. Vetëvendosje ka dyshime edhe në punën e tij. “Metush Biraj, është prokuror në rastin e A.D.. Ai ka kërkuar zbutjen e dënimit të Elez Hoxhës i dënuar për korrupsion, e që është vëllai i Sylë Hoxhës”, ka thënë Molliqaj. Marrë parasysh këto fakte dhe konfliktin e interesit tek këta persona Vetëvendosje thotë që nuk mund t’u besojë aspak duke kërkuar që të ndërpriten hetimet për rastin e Astrit Deharit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm