E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

William Walker dëshmon në Gjykatë për krimet e luftës në Kosovë

Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, sot ka dhënë dëshminë e tij për krimet e luftës në Kosovë.

Walker dëshminë e tij e dha në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por se nuk dihet sakte se për cilin rast konkretisht.

Seanca ku dëshmoi ish-diplomati amerikan u mbajt me dyer të mbyllura.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmtarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, deklaroi Gashi.(Indeksonline)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm