E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Wirtz do të vendosë përfundimisht për të ardhmen në muajin e ardhshëm

Bayer Leverkusen po pret një përgjigje nga mesfushori i tyre yll dhe gjermani Florian Wirtz në lidhje me ofertën e tyre të re për kontratë.

Te kampioni në fuqi i Gjermanisë e kuptojnë se nuk do të jetë në gjendje ta mbajë Wirtz për një kohë të gjatë, kështu që kontrata e tij e re përfshin një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro.

Nëse Wirtz pajtohet gjë që pritet, ai do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2028.

Megjithatë, Bayer nuk do të jetë në gjendje të ndalojë lëvizjen e Lojtarit të Vitit të Bundesligës sezonin e kaluar nëse del një blerës serioz në verë.

Pavarësisht interesimit nga Real Madrid, Wirtz pritet të rinovojë kontratën e tij – ai është besnik ndaj Leverkusenit dhe agjentët e tij besojnë se pas Kupës së Botës 2026, vlera e tij do të arrijë kulmin, duke e lejuar atë të sigurojë kushtet më të mira personale.

Vlen të përmendet se Wirtz u dëmtua në mes të marsit, duke e lënë jashtë fushës për disa javë, dhe skuadra e tij Bayer Leverkusen u eliminua nga Liga e Kampionëve pas dy humbjeve nga Bayern Munich.

Përveç Real Madridit interesim për Wirtz kanë shprehur edhe top klubet tjera evropiane si Bayern Munich, Barcelona, PSG, Manchester City dhe Liverpool.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm