Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e “Ditarit” më Bruna Çifligun, në A2 CNN, deklaroi se 5 prioritetet e PL-së janë lufta kundër shpopullimit, mbështetja për çiftet e reja, për gratë e vajzat, arsimi, dyfishimi i pensioneve dhe Shqipëria si fuqi eksportuese.
“Kemi synim ta çojmë buxhetin për arsimin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të dyfishuar pagat e mësuesve, për të patur kërkim shkencor në nivelet e BE-së, për të investuar në teknologjinë e informacionit, për të bërë një reformë në kurrikula. Ne nuk po formojmë të rinj që të mendojnë në mënyrë kritike. Duhet një reformë e thellë ekonomike, që te taksa e sheshtë, rivitalizimi i shtresës së mesme që është më e goditura nga kjo qeveri, subvencionimi i fermerëve e blegtorëve dhe ulja e taksave”, deklaroi Xhixho.
Ajo shtoi se 5 prioritetet e PL-së, lufta kundër shpopullimit e deri te Shqipëria fuqi eksportuese janë të panegociueshme për këtë parti.
Kur u pyet se si do të bëhej pjesë Partia e Lirisë në zgjedhjet parlamentare, me listën e saj apo në listën e Partisë Demokratike, Xhixho u përgjigj: “Ne jemi në një koalicion, në një front opozitar. Jemi të koordinuar në Parlament, protesta dhe në të gjithë aksionin tonë opozitar. Mënyra se si do të futemi në zgjedhje është në proces negociatash. Presidenti i PL e deklaroi se negociatorët janë Blushi dhe Haxhinasto. Objektivi kryesor është rotacioni politik. Në vitin 2021 kemi marrë 110 mijë vota, që nga 12 mandate, për shkak të sistemit, u morën 4 mandate. Personalisht do të doja logon e PL-së dhe një koalicion parazgjedhor”.(A2Televizion)